Pas një fundjave me karakter maratonë, në të cilën i nevojitet të lexojë 6 libra, Svetllozar Zhelev i shkarkon emocionet e tij në facebook. “Krijoj një lëvizje për ngadalësi - për një lexim të ngadaltë, për një ngrënie të ngadaltë, për një pirje të ngadaltë, për një jetesë të ngadalësuar” - me këto fjalë shpall ai manifestin e vet. Sot, shkrimtari është i njohur si guro i lëvizjes, kurse pasuesit e tij ndajnë përvojën e vet në art për ta kapur çastin në faqet e përmbledhjes së tij e cila doli kohët e fundit nga shtypi “Për jetesën e ngadaltë dhe për shijimin nga jeta”.
Të jetosh ngadalë nuk do të thotë të zvarritesh përmes jetës me shpejtësinë e kërmillit, por të hapësh sytë e tu gjerë dhe të mund të shijosh çdo një çast.
“Ngadalësia nuk është shpejtësi - thotë Svetllozar Zhelev.- E ngadalta është një harmoni midis ndjenjës sonë të brendshme dhe presionit, të cilin e ushtron bota e jashtme mbi ne. Duke i gjetur këto “spiranca”, të cilat na vonojnë në jetë , mundim të shijojmë dhe çastet e kënaqësisë dhe të shijimit. Në fakt ato na sjellin harmoni dhe jetesën e ngadaltë. Nga shpejtësia varet nëse do të shijojmë retë, diellin, perëndimin, ngjyrën dhe aromën e blirit. Aromën e gjërave të vogla, por dhe kaq të bukura dhe të rëndësishme”.
Sipas Svetllozar Zhelevit është e nevojshme të nxjerrim nga jeta jonë çdo gjë, e cila nuk na pëlqen, që të mund të jetojmë.
“Me rëndësi janë njerëzit e afërm, të rëndësishëm janë njerëzit të cilët ne i duam, me rëndësi është të bëjmë atë të cilën ne e pëlqejmë, me rëndësi është që të gjejmë kohë për të gjitha këto gjëra, të cilat na sjellin kënaqësi dhe na bëjnë të ndihemi mirë-vazhdon ai. Nëse e quajmë “një shijim të jetës”, një “jetesë të ngadaltë” ose “harmoni”, nuk ka ndonjë rëndësi”.
Gazetari Gjeorgji Toshev – një nga heronjtë e librit thotë se, mësohet që të flasë ngadalë, të mendohet më ngadalë, të jetoj ngadalë, që të mos e privoj veten nga çastet, të cilat t’i tregojë.
“Një nga ritualet e mia të ngadalta është lidhur me këtë të ec vetëm në pyll - dhe pavarësisht se do të doja ta ndaj me ndonjë tjetër, fillimisht duhet ta ndaj me veten time - tregon ai. Dhe me qenë se unë jam njeri i cili pëlqen që të ndajë mendimet e tij, të komunikojë, vendosa se duhet të përjetoj jashtëzakonisht thellë çdo gjë e cila më rastis, dhe jo thjesht të kaloj përmes ngjarjeve dhe njerëzve. Vonimi është i rëndësishëm për secilin, i cili arrin të kuptojë se, duhet t’i përkasë jo vetëm vetes së vet, por dhe të tjerëve - që nga njerëzit më të afërt deri tek ata më të largët.”
Në blogun e saj të kuzhinës In Food Veritas Adriana Gjuzeleva ngre në kult ushqimin e ngadaltë. Edhe sikur të jetë fast ose street food, pavarësisht se në cilin skaj të botës, me rëndësi është që të mund ta shijosh, mendon ajo. Për shembull, një ritual imi i vogël është që të ngrihem në mëngjes pak më herët nga e domosdoshmja që të mund të kem kohë për veten time. I bëj vetes kafe dhe ujë me limon, lëshoj për të dëgjuar lajmet ose ndonjë muzikë të këndshme, vallëzoj, hekuros ndonjë rrobe të cilën duhet ta vesh - që aty e tutje koha fillon të kalojë shumë më shpejt. Dhe në qoftë se nuk i vonojmë të paktën pak gjërat, të cilat na sjellin pak kënaqësi, nuk mund t’i vlerësojmë dhe t’i përjetojmë krejtësisht.”
Epidemia e koronavirusit jo thjesht e ngadalësoi, por e ndaloi jetën tonë, thotë Svetllozar Zhelev. Kurse kjo nuk duhet të ndodhë. Prandaj dhe sot, kur përsëri me një rritëm të përshpejtuar ne përfshihemi në garë me njerëzit dhe kohën, është mirë kohë pas kohe fare lehtë t’i këndojmë vetes refrenin e këngës të Stefan Vëlldobrevit “Ngadalëso, ngadalëso....”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, Diana CankovaBanorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..