Në fillim të mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Bojko Borisov u shpreh për protestat që vazhdojnë ditën e shtatë me radhë, duke theksuar se shteti ka nevojë për konsolidim. Ai paralajmëroi se mund të pësojnë ditë të këqija në se qeveria bie dhe theksoi se po vjen krizë ekonomike.
Kryeministri komentoi, se kërkesat e protestuesve janë të drejta: “Gjithnjë kam qenë në anën e protestuesve. Ndarja e kombit është aq e madhe që nuk e di sesi do të kapërcejmë muajit e ardhshëm në se nuk kemi plan për stabilitet.”
Përsa i përket shkallëzimit të tensionit të martën në mbrëmje Borisov deklaroi: “Personalisht unë në se shikoj gjak në rrugë menjëherë do të ik. Ata e dinë këtë dhe prandaj hedhin këto qese me bojë të kuqe për të krijuar përshtypjen e gjakut.” Emocionet nuk janë këshilltar i mirë, tha Borisov dhe shtoi, se sovrani i vetëm është populli: “Deri tashti kemi fituar shumë herë në zgjedhje të ndershme dhe respektojmë Kushtetutën dhe demokracinë. Ka rregulla të cilat tregojnë sesi ndërpritet një mandat dhe organizohen zgjedhje transparente”, shtoi ai.
Ndërkohë grupi parlamentar i Partisë Socialiste Bullgare (PSB) paraqiti në parlament votën e pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së Borisovit. Pushtetarët parashikuan se edhe ajo do të hidhet poshtë, ashtu siç ndodhi me votat e mëparshme. Menda Stojanova nga GERB komentoi, se opozita e ka të drejtën të paraqesë vota të mosbesimit dhe se kjo është një nga mjetet që dëshmojnë për demokracinë. Valeri Simeonov nga Patriotët e Bashkuar gjithashtu e caktoi votën e kërkuar si një akt normal dhe ishte kategorik: “Do ta votojmë dhe do ta hedhim poshtë”. Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri akoma nuk ka vendosur a do të përkrahë votën e mosbesimit, të cilin PSB paraqiti në Kuvendin Popullor.
Kuvendit Popullor miratoi një vendim unanim mbi përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Deputetët treguan se presin që, në zbatim të Konsensusit Evropian të vitit 2022, Republika e Maqedonisë së Veriut të..
Partia Vëzrazhdane këmbënguli në një deklaratë për një reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme mbi rastin Dragi Karov dhe për mbrojtjen e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Deklarata u lexua nga foltorja e parlamentit nga kryetari i..
Kryebashkiaku i pavarur i Bukureshtit është Presidenti i ri i Rumanisë Nikuşor Dan fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani. Me një pjesëmarrje zgjedhore prej 64,7 % më 18 maj, ai mori 53,6% të votave. Kundërshtari i..