Një statujë të një gruaje, ndoshta ndonjë hyjnie, zbuluan arkeologët në qytetin e lashtë Harakleja Sintika, të shtrirë në zonën Rupite rreth qytetit Petriç. Statuja është e ruajtur shumë mirë, pavarësisht se mungojnë koka dhe duart, saktësoi docenti doktor Ljudmill Vagalinski-drejtues i gërmimeve arkeologjike. Përpara Agjencisë Telegrafike Bullgare ai njoftoi se, statuja e gjetur është nga periudha e shekulljve 1-2 pas Krishtit. Mbase statuja ka rënë gjatë kohës së ndonjë tërmeti të madh në fund të shekullit të 4. Ajo bën përshtypje me punimin e vet fin dhe të detajuar - shumë qartë duken sandalet, palat e rrobës e kështu me radhë. Sipas specialistëve ka një veçanti në veshjen, e cila të le të nënkuptosh se, kjo grua mbase ka qenë hyjni. Ajo përveç veshjeve standarde për gratë klasike nga lashtësia, mban dhe një rrobe shtesë, e cila në bazë të mënyrës në të cilën është prezantuar, krijon përshtypjen për lëkurë. Statuja do të konservohet, do të restaurohet dhe pas kësaj do të ekspozohet, ashtu si dhe statujat e tjera të zbuluara deri tani në Harakleja Sintika.
Në besimet popullore, Shën Gjergji është vëllai binjak më i vogël i Shën Dhimitrit. Etnografët i përshkruajnë ata si imazhe të kristianizuara të heronjve mitikë. Të fortë, të shkathët dhe të shpejtë, ata janë fitimtarë, duke kërcyer mbi male dhe dete,..
Bullgaria shënon 149 vjetorin e Kryengritjes së Prillit – një ngjarje që çoi në çlirimin e Bullgarisë pas pothuajse pesë shekujsh sundimi osman. Sot, gati një shekull e gjysmë më vonë, nuk duhet të harrojmë se çdo pjesëmarrës në Kryengritjen e..
Tetë mijë vjet më parë, në zonën e fshatit të sotëm bullgar Dollnosllav, lindi një nga kulturat më misterioze në Ballkan. Në rajonin e qytetit Asenovgrad të shtrirë midis fushës dhe malit, arkeologët zbuluan tuma vendbanimesh me gjurmë të jetës..