Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bonbonet me proteina e befasojnë qiellzën me 3 shije tradicionale bullgare

Foto: Facebook / CardinalBites

Dy simbolet me të cilat njerëzit nga e gjithë bota e lidhin Bullgarinë janë vaji i trëndafilit dhe kosi bullgar. Aroma dhe shija e tyre mahnitin çdo një turist i cili ka vendosur që të vizitojë vendin tonë. Tregohen legjenda për cilësitë e tyre shëruese, kurse nobelisti në mjekësi Ilja Meçnikov pohon se kosi mbase është një nga shkaqet për jetëgjatësinë e njerëzve në vendin tonë.

Në ditët e sotme interesi ndaj “eliksirit të jetëgjatësisë” nuk pushon dhe nuk mungojnë prova, që bakteri i dobishëm i cili është përgjegjës për fermentimin - Lactobacillus bulgaricus, të shtohet dhe ndaj produkteve të tjera ushqimore. Mbase do të befasoheni, por ky bakter tanimë po përdoret dhe për bërjen e bonboneve.  

Të pushtuar nga dëshira të eksperimentojnë me shijet, katër njerëz të rinj krijojnë bonbonet e para prej proteine me probiotik, vaj trëndafili dhe polen bletësh.  

“Donim që bonbonet të jenë me shumë proteina, me një sasi shumë të ulët kalorie dhe kështu na erdhi në mëndje të shtojmë në to dhe probiotik. Kërkuam ndonjë shtam të përshtatshëm të baktereve probiotike, të cilin na ofroi një nga prodhuesit më të mëdhenj të qumështit në Bullgari. Përveç tij vendosëm të përfshijmë akoma trëndafil dhe mjaltë. Çdo gjë filloi fare rastësisht, por rezultati është shumë i mirë dhe kjo na bind gjithnjë e më shumë në potencialin e idesë”.

Ideja nuk mbetet pa u vënë re dhe eksperimentuesit marrin financimin e domosdoshëm për realizimin, duke realizuar një kusht shumë të rëndësishëm – produkti të kontribuojë për ndryshimin, lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së njerëzve. Hapi tjetër i të rinjve krahas me përsosjen e recetave dhe të gërshetimit të shijeve  është të imponojnë produktin e vet dhe jashtë kufirit.

“Tanimë po negociojmë me një përfaqësues në Gjermani – një treg, në të cilin shpresojmë të hyjmë mot - tregon motori kryesor i projektit Zhasmina Gevezieva. Me siguri do të fillojmë me tregjet kryesore në Evropë, ku tashmë kemi partnerë  nga projektet e mëparshme ose thjesht miq, të cilët e njohin mirë tregun përkatës.“

Që të mund një produkt vendas të jetë i suksesshëm jashtë shtetit, ai duhet të kënaqë plotësisht kërkimin dhe nevojat e klientëve, si dhe të zgjidhë një problem konkret të konsumatorit. Zhasmina është e bindur se bonbonet me proteinë bullgare do të kenë sukses dhe jashtë Bullgarisë:

“Problemi të cilin duam që ta zgjidhim është sesi mund të hash diçka të ëmbël, e cila të jetë maksimalisht e dobishme për shpirtin dhe trupin. Ne i njohim konsumatorët si dhe mënyrën në të cilën mendojnë. Mendojmë se prej tyre ka një grup mjaft të madh  si në Bullgari, kështu dhe jashtë saj. Produktet tipike bullgare na japin përparësi në konkurrim. Trëndafili dhe probiotiku deri tani nuk janë kombinuar me bonbone. Shpresoj që njerëzit të pëlqejnë shijen dhe të mësojnë më tepër për Bullgarinë përmes bonboneve tona”.  

Kureshtare është se, një copë nga kjo ëmbëlsirë është mezi disa gramë, por është jashtëzakonisht ngopëse.“Ka dy shkaqe për këtë efekt. I pari është proteina, e cila në mënyrë të dëshmuar është makronutrienti më ngopës. I dyti janë fibrat e shtuara, të cilat kanë një efekt të dëshmuar ngopës”,sqaron Zhasmina Gevezieva dhe vlerëson mundësitë për sipërmarrësi në Bullgari kështu:

“Mjedisi për krijimin e biznesit është optimal. Kjo është e vlefshme dhe për projektet e softuerit. Sa i përket financimit, tanimë do të hapen mundësi. Kjo do të përkojë dhe me procesin tonë të zhvillimit. Prandaj për ne nuk ka pengesa të veçanta dhe shqetësime për këtë moment. Punojmë me qëllim, bile dhe të shtunën dhe të dielën dhe kështu për tre muaj krijuam këtë produkt. Që të gjithë në ekip mundohemi të jemi tolerantë ndaj dallimeve që i ka secili prej nesh – kjo është një nga formulat për sukses në punë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / CardinalBites




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD