Për shkak të PCR testeve për kalimin e kufirit rreth gjysmë mln bullgarë kanë hequr dorë për të pushuar në Greqi. Gazeta “Telegraf” citon udhëheqësin e Institutit për Analiza dhe Vlerësime në turizëm Rumen Draganov, se çdo vit që nga muaji maj deri në tetor rreth 670 000 bullgarë shkojnë për të pushuar në detin e Greqisë. Mirëpo, sivjet pritet që ata të jenë vetëm 150 000.
Mbi 80% do jetë ulja e turistëve të huaj këtë verë në bregdetin bullgar, parashikon edhe gazeta “Sega”, duke u mbështetur tek ulja drastike e numrit të fluturimeve charter nga Evropa deri në Varna dhe Burgas.
Për shkak të pandemisë edhe gjatë gjysmës së dytë të muajit korrik një pjesë e madhe e hoteleve në vendpushimet detare janë mbyllur dhe po punon vetëm 30% e personelit.Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti, njoftoi Ministria e Brendshme. Fillimi i aktivitetit të përbashkët do të shënohet me një ceremoni zyrtare..
Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur me rregullat e reja të qëndrimit në aeroport, të cilat hynë në fuqi më 9 janar. Sipas tyre, në..
Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova nga foltorja e Kuvendit. Ajo shpjegoi se në takimet e..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe..
Ideja që shteti të marrë të vetmen rafinerinë e naftës në Bullgari - "Lukoil Neftohim" në Burgas, e propozuar më 29 janar nga "DPS-Fillimi i Ri" dhe..