Për shkak të PCR testeve për kalimin e kufirit rreth gjysmë mln bullgarë kanë hequr dorë për të pushuar në Greqi. Gazeta “Telegraf” citon udhëheqësin e Institutit për Analiza dhe Vlerësime në turizëm Rumen Draganov, se çdo vit që nga muaji maj deri në tetor rreth 670 000 bullgarë shkojnë për të pushuar në detin e Greqisë. Mirëpo, sivjet pritet që ata të jenë vetëm 150 000.
Mbi 80% do jetë ulja e turistëve të huaj këtë verë në bregdetin bullgar, parashikon edhe gazeta “Sega”, duke u mbështetur tek ulja drastike e numrit të fluturimeve charter nga Evropa deri në Varna dhe Burgas.
Për shkak të pandemisë edhe gjatë gjysmës së dytë të muajit korrik një pjesë e madhe e hoteleve në vendpushimet detare janë mbyllur dhe po punon vetëm 30% e personelit.200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna Diljana Georgieva, menaxhere e programit Space Camp Türkiye 2025. Konkursi për pjesëmarrje është tashmë..
Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..
Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..
Pretendimet e qytetarëve bullgarë të hetuar për spiunazh në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet me "skalionet më të larta" të pushtetit në Bullgari janë..