Me ose pa votën e pritur të mosbesimit, të kërkuar nga Partia Socialiste Bullgare, protestuesit po mbeten nëpër sheshet me qëllime të cilat nuk përfundojnë me dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit. Pakënaqësia mbipartiake popullore me kërkesa për demontimin e shtetit krijon aluzionin për datën 10 nëntor 1989 (kur pushteti komunist u rrëzua në Bullgari), por 30 vjet më vonë.
“Ka një paralel dhe ai është mjaft i qartë - thotë politologu Evgjenij Dajnov në një interviste për Radio Bullgarinë. Kjo është një protestë e civilizuar e njerëzve, të cilët duan të jetojnë në një shtet normal evropian, në të cilin respektohen ligjet dhe gjërat nuk zgjidhen me forcë dhe me shtypje. Këta njerëz të qytetëruar nuk kanë dëshirë që të drejtohen prej barbarëve dhe pikërisht kjo i jep protestës një forcë shumë të madhe dhe qëndrueshmëri. “
Sipas Dajnovit kërkesa për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor është e vështirë për t’u realizuar. Por ai mendon se ndryshimi mund të bëhet dhe pa një kushtetutë të re - kështu, siç kanë bërë të gjitha shtetet evropianolindore gjatë rënies së komunizmit, me përjashtim të Bullgarisë.
Pas mocionit të pasuksesshëm të mosbesimit, të parashtruar nga partia e majtë, partia drejtuese GERB do të bëjë çdo gjë të mundur, që të mbetet në pushtet, mendonSvetlin Taçev, sociolog nga “Gallup International”.
“Qeveria nuk do që të japë dorëheqje, që të mos të ketë kabinet teknik, të renditur nga Presidenti Rumen Radev - vazhdon ai në një intervistë për Radio Bullgarinë. Nga ana tjetër, është me rëndësi nëse presioni nga rruga do të ruhet, me qenë se vetëm në këtë mënyrë kabineti mund të detyrohet të tërhiqet.Por, më realiste në këtë moment duken të ashtuquajturat reforma për një remont të qeverisë, të shpallura nga pushteti. Një variant tjetër i mundshëm është një kabinet ekspert në kuadrin e këtij Kuvendi Popullor.
Sa i përket argumentit të qeverisë të mos të japë dorëheqje, për shkak të rrezikut nga një kabinet teknik i Presidentit, Evgjenij Dajnov është më se kategorik:
“Partia GERB na kërcënon se qeveria teknike mund të bëhet e përjetshme se Rumen Radev duke disponuar të gjithë fuqinë do të na dorëzojë rusëve. Këto janë marrëzi, të shprehura prej njerëzve, të cilët na konsiderojnë si budallenj. Shumë qartë janë përcaktuar funksionet dhe kompetencat e qeverisë teknike. Së pari, ajo punon pa parlament dhe nuk mund të miratojë ligje. Së dyti, puna e saj është që të organizojë zgjedhjet. Dhe së treti,tanimë ne kemi pasur një kabinet teknik të Rumen Radevit, i cili kështu i mobilizoi zgjedhjet, saqë fitoi partia GERB.”
Por, cili është skenari i mundshëm për të ardhmen e afërt?
“Bojko Borisovi është në fund të jetës së tij politike - kjo është e shkruar në fytyrën e tij, në ecjen dhe në gjestet - thotë Evgjenij Dajnov. Nuk mendoj se partia GERB mund të ekzistojë me një drejtues në rënie dhe të pafuqishëm. Përveç kësaj partia tanimë do të fillojë të paguajë çmimin politik për diçka, e cila po ndodh derisa po flasim në këtë moment - Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (partia e turqve etnikë bullgarë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari) dhe Deljan Peevski po e marrin përsipër qeverinë, ashtu siç vepruan me Pllamen Oresharskin, dhe ministri të tëra nuk i nënshtrohen Kryeministrit. Se mos e prisni që në Ministrinë e Punëve të Brendshme, po kështu të kontrolluar nga Deljan Peevski, do të ketë dorëheqje në krye? Këto ministri shpallën pavarësi nga Bojko Borisovi dhe nga partia GERB, kurse ka të tjera si ajo e shëndetësisë, e pyjeve dhe ushqimeve që janë territor i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë.
“Gjatë zgjedhjeve para afatit partia GERB mbase përsëri do të jetë forca e parë politike, me qenë se opozita kryesore - Partia Socialiste Bullgare, në këtë moment ka probleme të brendshme partiake- prognozon Svetlin Taçev. Nga ana tjetër, ka lojtarë të tjerë të rinj, por nuk jam i sigurt nëse janë gati të paraqiten në zgjedhje, me qenë se në këtë moment po i formojnë akoma formacionet e veta. Kështu që partia GERB ka leverdi prej zgjedhjeve të parakohshme”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në dashurinë e tij për Zotin, në pjesën më veriore të bregdetit tonë të Detit të Zi. Për qytetin Shablla..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në..