Me 105 vota “pro”, 12 “kundër” dhe zero “të abstenuar” Parlamenti përkrahu vendimin që mjetet për energji elektrike nga e ashtuquajtura “rezervë e ftohtë” t’i jepen në rast nevoje vetëm centralit termik elektrik “Marica Iztok – 2”, i cili është shoqëri shtetërore. Deri tani më shumë mjete për këtë merrnin centrali termik elektrik “Varna” – pronë e kryetarit të nderit të partisë së turqve etnikë bullgar Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), centrali termik elektrik “Bobovdoll” dhe centrali termik elektrik “Marica – 3”.
Reaksioni më i ashpër si rezultat i vendimit ishte i DPS-së. Deputeti i Lëvizjes Ramadan Altaj shpalli se ndoshta ministri tjetër i pushuar nga detyra në kabinet do të jetë ajo e energjetikës Temenuzka Petkova. Sipas Altajit me vendimin e sotëm shkelet parimi në energjetikë që nga viti 2003, sipas të cilit “rezerva e ftohtë” duhet të caktohet në ankand. Altaj shpalli se ndryshimet ligjore bëhen jo sipas parimit të rotacionit, por sipas parimit të urrejtjes partiake.
Valentin Nikollov nga GERB-i ra dakord se vendimi është politik.Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..