Në fund të javës shqiponjat e vogla prej disa foleve në vend do të pajisen me transmetues satelitor, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve. Transmetuesit do të vendosen mbi kurrizin e shpendëve dhe në asnjë mënyrë nuk do të shkelin lëvizjet e tyre normale si dhe veprimtaritë e përditshme. Në vazhdim të dy stinëve të shumimit do të markohen 10 shqiponja të vogla. Shpendët e markuar do të jenë prej foleve jashtë zonave të mbrojtura të “Naturës 2000”në Bullgari. Kurse që të mund të identifikohen më lehtë në terren, do t’u vihen unaza me ngjyra, të cilat të japin një informacion shtesë në raste ndërprerjeje të lidhjes me transmetuesin. Monitorimi satelitor do të shërbejë dhe për identifikimin e kërcënimeve si dhe të shkaqeve për vdekje tek shpendët gjatë periudhës së migracionit.
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..