Megjithë pandeminë e koronavirusit eksporti i verës bullgare për gjysmën e parë të vitit 2020 ruhet si në vitet e kaluara. Në disa tregje tradicionale, si në Kinë për shembull, është konstatuar ulje, por ajo kompensohet me shitje në shtete të BE-së, këtë e bëri të ditur Ministria e Bujqësisë.
Ministria saktëson se vreshtat në Bullgari shtrihen në një sipërfaqe prej 60 862 hektarësh, 61% prej të cilave janë regjistruar për prodhim verërash me emërtime të mbrojtura për prejardhje dhe emërtime të mbrojtura gjeografike. Numri i përgjithshëm i prodhuesve të verës në vend është 294.Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..