Në një takim me drejtoritë e vendpushimeve “Albena”, “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”, të Bashkimit Bullgar të Balneologjisë dhe SPA Turizmit Ministrja e re e Turizmit Marijana Nikollova u angazhua me realizimin e masës në ndihmë të fluturimeve charter, bëri të ditur qendra e shtypit pranë Ministrisë së Turizmit.
Ajo nënvizoi se masa duhet të jetë e vlefshme përveç kësaj vere dhe gjatë stinëve 2021 dhe 2022.
Marijana Nikollova u drejtoi thirrje bullgarëve për të zgjedhur vendpushimet bullgare bregdetare, sepse ato ofrojnë hotele të mira dhe të sigurta dhe plazhe të shkëlqyera. Përveç kësaj në këtë mënyrë do ta ndihmojnë sektorin më të prekur nga koronavirusi.Të premten deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, në disa lugina deri në minus 10° dhe maksimalet nga 2° deri në 7°...
Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..
Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Ditën e shtunë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në disa vende në ultësira dhe përgjatë luginave të lumenjve në Bullgarinë Jugore..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..