“Varianti më i mirë për vendin është zgjidhja e krizës politike sa më shpejt” – deklaroi sociologu Cvetozar Tomov në programin “Nedelja 150” (“E diela 150”). Sipas tij mund të ketë zgjedhje para afatit pas rreth dy muajsh e gjysmë në rast se arrihet marrëveshje e qartë mes forcave politike për formimin e shpejtë të qeverisë teknike.
“Në situatën e tanishme të krizës së ashpër politike shanset e një qeverie për t’u përballur me krizën shëndetësore lidhur me epideminë që pritet gjatë vjeshtës janë të vogla”, shtoi ai.
Nga ana e vet analizatori Julij Pavllov deklaroi se nuk është e qartë se çfarë kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme disa muaj para zgjedhjeve të rregullta. “Zhvillimi i zgjedhjeve nën presionin e rrugës nuk është një shenjë e mirë. Duhet të ketë një shkak i arsyeshëm” – është i mendimit ai. Për mendimin e tij ndërrimi i hpejtë i ministrave në kabinet është një provë e papërshtatshme për t’u pakësuar tensioni.Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..