Një studim i ri shkencor pohon se shumica e bullgarëve janë hasur me një virus të ngjashëm të Covid-19 para 12 vitesh. “Për këtë shkak njerëzit në vend kanë krijuar njëfarë imuniteti dhe deri diku jemi mbrojtur nga ky infeksion”, tha pulmologu dr. Aleksandër Simidçiev në eterin e televizionit NOVA.
Virusi "CoV-2008 / Bulgaria", është zbuluar në vend në vitin 2008, kur është izoluar në lakuriq nate. Ndoshta ky është shkaku që përmasa e përhapjes së sëmundjes të mos jetë kaq e madhe, tha dr. Simidçiev. Është fakt se ky virus ka qenë në Bullgari dhe sipas llogaritjeve rreth 50% e popullsisë ka imunitet ndaj viruseve të këtij lloji. Sipas ekspertit shumë prej këtyre njerëzve janë nga popullsia më e moshuar.Nxënësit bullgarë fituan dy medalje ari dhe dy argjendi në garën më prestigjioze globale të shkencave kompjuterike në botë. Në edicionin e 37-të të Olimpiadës, e cila u mbajt në Bolivi nga 27 korriku deri më 3 gusht, morën pjesë 330 konkurrentë nga 86..
Shoqëria bullgare është në nivelin mesatar evropian për sa i përket konsumit të aplikacioneve të inteligjencës artificiale gjeneruese. Kjo tregohet nga të dhënat nga një anketë përfaqësuese kombëtare e kryer nga agjencia Alpha Research në..
Ministria e Turizmit për vitin e radhës organizon prezantimin kombëtar në panairin ndërkombëtar të turizmit World Travel Market në Londër. Gjatë edicionit të 45-të të ngjarjes, nga 4 deri më 6 nëntor të këtij viti, Bullgaria do të paraqitet me një stendë..
Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit...
Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të..