Skuadra “Lokomotiv” nga Pllovdivi mundi kampionin e Bullgarisë “Ludogorec” me rezultat 1:0 në një ndeshje për super kupën e vendit. Golin e shënoi kapiteni i ekipit “Lokomotiv” Dimitër Iliev. Skuadra “Ludogorec” në minutën e 64-të mbeti me një lojtar më pak pas një kartoni të kuq për goditje pa top kundër një lojtari të rivalit.
Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se kush është lideri aktual dhe i ardhshëm. Bullgari Karlos Nasar është peshëngritësi më i mirë..
Ansambli bullgar i përbërë nga Sofia Ivanova, Alina Kolomiec, Suzan Puladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi titullin e gjithanshëm në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Medalja e argjendtë i shkoi kampiones aktuale..
Maria-Magdalena Kireva fitoi medaljen e artë në kategorinë 76 kg për femra në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Kishinau. Bullgarja mblodhi në dyluftim 226 kilogramë (106 dhe 120). Në podiumin në kryeqytetin e Moldavisë, ajo bëri prova të..