Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia Bullgare e Shkencave do të financojë projektin bullgar për vaksinë kundër Covid-19

Foto: Pixabay

Mundësia për valë të dytë të Covid-19 është reale. Zhvillimi i pandemisë është në varësi të respektimit të masave kundërepidemike. Aktualisht po e shohim efektin e refuzimit të kufizimeve pas masave të rrepta, tha para BNR-së prof. Hristo Najdenski, udhëheqës i Departamentit të Mikrobiologjisë Infektive në Akademinë Bullgare të Shkencave.

Ndoshta në fund të vitit, po të ketë vaksinë, qeveria do t’i zbutë masat, është i mendimit shkencëtari.

Prof. Najdenski shpjegoi se për shkak të kritereve të ndryshme dhe që të mos ndalohet financimi i projekteve të tjera studimet për vaksinën bullgare kundër koronavirusit nuk do të financohen nga Fondi “Studime Shkencore”, por nga mjetet rezervë të Akademisë Bullgare të Shkencave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 marsin 2025

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..

botuar më 25-02-28 7.35.MD

Helikopteri i dytë i urgjencës është tashmë në Bullgari

Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..

botuar më 25-02-28 6.31.MD

Konfederata e Punës “Podkrepa” nis takime me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për buxhetin

Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..

botuar më 25-02-28 5.31.MD