Bullgarët mbeten pesimistë për gjendjen e tyre financiare gjatë 12 muajve të ardhshëm, tregon një studim-anketë e Institutit Kombëtar të Statistikave zhvilluar gjatë muajit korrik të këtij viti në bazë të metodës sy më sy.
Megjithëse qëndrimet për zhvillimin ekonomik të vendit janë më të mira se këto të vizatuara gjatë muajit prill, bullgarët si nga qytetet, ashtu dhe nga fshatrat janë pesimistë për gjendjen e ardhshme të buxhetit të vet familjar, tregon analiza. Pritjet për rritjen e çmimeve të mallrave bazë të konsumit për periudhën janë të matura. Të anketuarit vënë në dukje se, gjatë muajve të kaluar ka pasur bile ulje të çmimeve të disa prej produkteve.
Studimi i Institutit Kombëtar Statistikor tregon dhe se gjatë muajit korrik 2020 treguesi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve rritet me 3.3% në krahasim me muajin prill, ku tek popullsia në qytetet shtimi është 2.7%, kurse nëpër fshatra - 4.5%
Njëkohësisht, depozitat e bizneseve dhe të familjeve në banka në fund të muajit qershor shënojnë një rritje me 9% mbi një bazë vjetore, duke arritur vlerën e përgjithshme prej 83,178 miliardë leva ose (rreth 42 miliardë euro), tregojnë të dhënat aktuale të Bankës Popullore Bullgare. Aty nga fundi i tremujorit të dytë, kursimet bankare të familjeve dalin në përgjithësisht 57,171 miliardë leva (afro 30 miliardë euro) ose 7,8% më shumë kundrejt një viti më herët. Depozitat e firmave në fund të muajit qershor i tejkalojnë 26 miliardë levat (13 miliardë euro), që është një rritje prej afro 12% mbi një bazë vjetore.
Nga statistikat e Bankës Popullore Bullgare është e dukshme se, aty nga fundi i muajit qershor depozita prej mbi 1 milionë levash kanë 3 945 kompani, që është me 16% më shumë kundrejt qershorit të vitit 2019. Tek personat fizikë, kursime nga mbi 1 milionë leva nëpër banka kanë 987 veta, ku numri i tyre është me 7,8% më shumë në krahasim me një vit më përpara. Sa u përket kredive, ndërmarrjet dhe familjet në Bullgari u kanë borxh institucioneve financiare përgjithësisht 59,369 miliardë leva (pak mbi 30 miliardë euro), ku shuma është me 4,9% më shumë kundrejt një viti më herët.
Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2020, kompanitë kanë marrë kredi bankare në përmasë të 34,8 miliardë leva (17, 792 miliardë euro) që përbën një rritje prej 2,9% mbi bazë vjetore. Tek familjet-detyrimet ndaj bankave nën formën e kredive dalin në 24,55 miliardë leva (rreth 12 miliardë euro), që është pothuajse 10% më shumë kundrejt qershorit të vitit 2019. 127 janë bullgarët , të cilët kanë tërhequr kredi prej mbi 1 milionë levash (gjysmë milionë euro) ose - me 48 veta më pak kundrejt qershorit të vitit të kaluar. Tek firmat 5 123 kanë hua për mbi 1 milionë leva( gjysmë milionë euro) që është 0,3% më pak kundrejt fundit të qershorit 2019.
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi..
Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..
Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..