Protestuesit iniciuan grumbullim nënshkrimesh për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev. Deri tani janë mbledhur 1 400 nënshkrime. Si çdo mbrëmje të pakënaqurit nga qeverisja u mblodhën në rajonin e Presidencës dhe të Këshillit të Ministrave, nga ku fillon demonstrata tradicionale deri në “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”). Më herët organizatorët e protestës nga “trioja e helmuar” deklaruan se nuk do ta ndërpresin trazirat e qytetarëve.
Në një letër dërguar mediave afro 170 shkencëtarë nga Akademia Bullgare e Shkencave gjithashtu bënë thirrje për dorëheqjen e qeverisë. Ata shprehën përkrahjen e tyre ndaj protestës, duke nënvizuar se kjo është forma e vetme e ligjshme e sjelljes publike.
Në kryeqytetin detar Varna kampi i çadrave po vazhdon të jetë në rrugën para Bashkisë. Në Pleven është organizuar një demonstratë me automjete përmes rrugëve qendrore dhe lagjeve të qytetit.Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole në afërsi të monumentit eshtërore "Tuma Vëllazërore". “Sot të gjithë ngremë zërin se në një kohë..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..