Diana Damrau - një nga këngëtaret më të shquara të operës të kohës sonë, do të hapë stinën e re të Filarmonisë së Sofjes në fillim të shtatorit. Në të ylli i Metropolitanit do të jetë në partneritet me basin francez Nicolas Testé, i cili është dhe bashkëshorti i saj. Dirigjent është bashkatdhetari ynë Pavell Balev, i cili prej viteve punon në Gjermani, dhe aktualisht është dirigjenti kryesor i Filarmonisë në Baden-Baden.
Rolet të cilat Diana Damrau rikrijon janë pjesë nga afishet e operave Metropolitane, La Scala, Royal Operës në Londër, Operës Shtetërore të Bavarisë dhe Festivalit të Salzburgut. Ajo ka lindur dhe ka mbaruar arsimin e vet në Gjermani, dhe është Kammersängerin e Operës Shtetërore të Bavarisë dhe mbajtëse e Urdhrit të Bavarisë Maksimiljan për Shkencë dhe Art (Maximilian Order for Science and Art) (2010), si dhe të çmimeve të panumërta prestigjioze.
Programi i arieve dhe dueteve të operës, të cilin do ta dëgjojmë në sallën “Bëllgaria” quhet “Afera mbretërore - Mbretër dhe mbretëresha të operës” (Royal Affairs – Kings & Queens of Opera). Në të Damrau dhe basi Teste do të interpretojnë duete nga Verdi, Rossini, Belini, Donizetti dhe Tchaikovsky. Kjo është një premierë e projektit të koncerteve, i cili më vonë do të prezantohet në Gjermani, Singapor e vende të tjera. Do të ketë edhe një “koleksion tjetër mbretëror”- gjatë muajit tetor “Donizetti: Tudor Queens”, albumi i ri solo i Diana Damrau. Në intervistë për Radio Bullgarinë ajo tha:
“Është shumë emocionuese dhe për mua dhe për bashkëshortin tim. Ka disa premiera të mbledhura në një ditë - për herë të parë do të jemi në Bullgari dhe do të këndojmë përpara publikut të shkëlqyer bullgar, do të realizojmë dhe koncertin e parë me këtë repertor. Jemi të lumtur dhe e presim me shumë emocion. Sa për albumin e ri, ideja lindi rreth planifikimit të shfaqjeve të ardhshme. Unë tanimë kam kënduar Maria Stuarda, Queen of Scots, kurse Anna Bolena, po e përgatisim për një program, i cili do të realizohet gjatë vitit të ardhshëm. Unë e pëlqej shumë skenën finale të operës “Roberto Devereux” nga Donizetti, pavarësisht se nuk e kam kënduar në skenë. Incizimet janë me dirigjentin Antonio Pappano dhe orkestrën dhe korin “Santa Cecilias”. Qe marramendëse, e shkëlqyer pothuajse si një produkt i operës”.
Diana Damrau dhe Nikolla Teste kanë projekte të përbashkëta me maestron Pavell Balev që nga viti 2013. Duke pasur parasysh sukseset e bashkatdhetarëve tanë nëpër botë, të cilët shumohen gjatë viteve të fundit, me siguri që dirigjenti nuk është bullgari i vetëm, me të cilin sopranoja yjore ndan skenën.
“Kam takuar muzikantë të jashtëzakonshëm nga vendi juaj, interpretues me një teknikë të shkëlqyer, me zëra të mëdhenj e të ngrohtë, të cilët i janë përkushtuar me të vërtetë muzikës. Kuptohet, kjo është e vlefshme për të gjithë artistët e mëdhenj , por në veçori më shumë për ata bullgarë. Ata janë me të vërtetë me zemra të mëdhenj, njerëz të ngrohtë”.
Pavarësisht nga situata e rëndë, e cila ndikon fort mbi ngjarjet kulturore dhe njerëzit të cilët merren me art, Diana Damrau është e bindur:
“Opera nuk do të vdesë asnjëherë. Në të takohen të gjitha artet, çdo një shfaqje sjell diçka të re. Opera u përkushtohet ndjenjave njerëzore. Në sallën e koncerteve ata mund të rikrijohen dhe të gjallërohen në mënyrë shumë më direkte, dhe zërat me tingëllimin e natyrshëm ndihmojnë. Për mua nuk ka asgjë më të lartë nga interpretimi i gjallë, nga frymëmarrja e publikut në sallë. Kur çdo gjë është në rregull, artet janë disi si zbukurim për politikanët dhe për ngjarjet e mëdha nga çfarëdo karakteri. Tani njerëzit të cilët kanë fuqi, duhet të bëjnë atë që është e domosdoshme. Le të mos harrojmë se secili vjen me kulturën e vet, kurse muzika është gjuha e ndjenjave, gjuha e cila i lidh dallimet, hap universin, ajo është gjuha e dashurisë. Pavarësisht nëse është dramatike ose e mjerë, kjo është dashuri.
Tani së shpejti pata një recital të vogël. Qe diçka e paharrueshme, pavarësisht se në sallë kishte pak mbi 300 veta. Shpresoj se në Sofje Covid-19 nuk do të ndikojë mbi shfaqjen dhe njerëzit do të jenë të përgjegjshëm dhe do të gjejmë rrugën njëri drejt tjetrit - publiku dhe ne, të cilët do të këndojmë dhe do të prezantojmë bukurinë e muzikës përmes zërave tanë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: sofiaphilharmonic.com, BNR-arkiv
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..