Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pyetjet e njerëzve për koronavirusin më shpesh janë për karantinën

Foto: arkiv

Nga 350 deri në 400 pyetje bëhen çdo ditë në telefonin kombëtar për pyetje të lidhura me Covid-19. Linja u hap në shkurt nga Ministria e Shëndetësisë. Pyetjet më shpesh janë të lidhura me karantinën – kush vihet në karantinë dhe nga cili vend kur mbërrin në Bullgari, shtetasit nga cilat vende e kanë të drejtën të hyjnë në vend, a mund të hiqet karantina me test negativ PCR. Më rrallë drejtohen pyetje të lidhura me simptomat e koronavirusit. Menjëherë pasi linja u hap shtetasit ishin më të shqetësuar dhe telefononin më shpesh për të kërkuar këshilla. Kohët e fundit shihet një qetësim, njofton Radioja Kombëtare Bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti beson se nuk ka kaluar ende koha për një referendum mbi euron

Ndoshta jam i modës së vjetër, por besoj fuqimisht në demokraci me propozimin tim për një referendum mbi aplikimin e euros në Bullgari. Disa udhëheqës besojnë te teknokracia, të tjerë te forca lëvizëse e ekonomisë. Por nëse nuk ka demokraci, e gjithë..

botuar më 25-06-11 9.19.PD

Gjykata Kushtetuese pezulloi mbajtjen e referendumit për aplikimin e euros

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë si të papranueshme kërkesën e presidentit Rumen Radev për të përmbysur vendimin e kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova. Me vendimin e saj, Kisellova i pengoi deputetët të shqyrtonin kërkesën e kreut të shtetit..

botuar më 25-06-11 9.04.PD

Parashikimi i motit për 11 qershorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës do të zhvillohen përsëri vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore, në Ballkanin Perëndimor dhe Fushën e..

botuar më 25-06-10 7.40.MD