Një mauzole-rrotondë që daton nga shekulli i VI zbuloi ekipi i profesorit Nikollaj Ovçarov në qytetin e lashtë shkëmbor Perperikon. Arkeologët gërmuan një godinë e cila ka vetëm disa analogë në Perandorinë e Vonshme Romake. Plani i ndërtesës përbën një rreth ideal me diametër 7.50 metra. Rrotonda të tilla projektoheshin në antikitet, por më e njohura prej tyre është Panteoni në Romë. Me pranimin e fesë së krishtere ndërtesa me forma të tilla ishin mauzole të personaliteteve të njohura. Tani supozohet se zbulimi në Perperikon kishte po këto funksione. Gërmimet aty do të vazhdojnë edhe një muaj dhe pas përfundimit priten rezultate të reja interesante, shtoi profesori Ovçarov.
Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..
Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..
Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..