Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është depozituar projekti për Kushtetutë të re

Daniella Daritkova
Foto: BGNES

Kryetarja e grupit parlamentar të partisë GERB Daniella Daritkova  ka depozituar në zyrën e Kuvendit Popullor projektin për Kushtetutë të re të Bullgarisë. Dokumenti është i dërguar deri tek kryetarët e të gjitha grupeve parlamentare në Legjislaturën e 44 të Kuvendit Popullor dhe deputetët, të cilët nuk anëtarësojnë në grupe parlamentare. Me këtë partia GERB fton në bisedime dhe konsultime mbi projektin e paraqitur të gjitha grupet parlamentare me qëllim të mund të arrihet një pajtim i gjerë midis përfaqësuesve popullorë për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor  njoftojnë reporterët e Radios Kombëtare Bullgare.

Me ndryshimet nga GERB propozojnë votim elektronik në të gjitha pikat e vendit me më se 300 zgjedhës. Zgjedhësit vet do të vendosin sesi do të votojnë – në mënyrë elektronike ose me buletine prej letre. GERB propozon edhe krijimi i një kapitulli i ri i cili rregullon zhvillimin e zgjedhjeve të përziera për Kuvendin e Madh Popullor me vendosjen e sistemit të përzier zgjedhor – 200 përfaqësues popullor të zgjidhen sipas sistemit proporcional ndërsa 200  - sipas sistemit mazhoritar.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD

Ligj i ri rregullon tregun e kriptoaktiveve në Bullgari

Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..

botuar më 25-06-20 5.32.MD