Festivali Ndërkombëtar i Xhazit “Varnensko Ljato” (Vera e Varnës) që nga viti 1992 e këtej zhvillohet çdo vit me pjesëmarrjen e muzikantëve nga mbarë bota dhe Bullgaria. Ky është festivali më i vjetër xhaz tek ne, i cili që nga vet fillimi është me pjesëmarrje ndërkombëtare. Koncerti i parë në edicionin e sivjetshëm të 29-të të festivalit është i trios Half Easy. Programi përfshin vepra të projektit me të njëjtin emër të perkusionistit Martin Hafizi. Albumi me po këtë program doli në tregun muzikor para disa vitesh në ekzekutim të autorit dhe trios së tij nga Niderlanda, ku Martin Hafizi jeton dhe punon. Te ne ai do të prezantojë pjesët bashkë me muzikantët Antoni Donçev – piano dhe Mihaill Ivanov – kontrabas.
Në harmoni me motin jashtë, në fund të verës Severin Georgiev prezanton këngën e tij më të re "Do të bjerë shi". Kjo është kënga e dytë e Severinit, të cilin e njohim si pjesëmarrës në sezonin e fundit të “Zëri i Bullgarisë”. Kënga “Do të bjerë..
Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e..
Grupi “Ostava” e ka bërë traditë që në fillim të shtatorit të festojë ditëlindjen me një koncert në “Majmunarnika” – një vend i njohur në qendër të Kopshtit të Borisit në Sofje. Këtë vit tradita vazhdon me një takim me publikun në datën 11..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i..