Një objekt arkeologjik afër fshatit Strojno pranë Ellhovos ka potencial të madh që të shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm turistik-kulturor në Evropën Juglindore. Gërmimet po zhvillohen nën udhëheqjen e Daniela Agre nga Instituti Arkeologjik Kombëtar me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Ellhovo dhe janë financuar nga fondacioni ndërkombëtar “Horizonte”.
Para BTA-së Daniela Agre sqaroi se objekti është studiuar në vitin 2018 me një radar të posaçëm. Sipas fjalëve të arkeologes studimi ka zbuluar një kompleks të madh arkitekturor në një sipërfaqe prej 35 dynymësh. Vetëm godina e tij kryesore është rreth 25 dynymë.Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..