Nëndetësja e fundit bullgare “Sllava” tanimë është një muze dhe pret vizitorë rreth Bellosllav (Bullgari Verilindore).
Misioni i fundit i kësaj ene lundruese ka qenë më 21 dhjetor 2010. Sot, përveç kabinave të oficerëve, çdo një i cili ka dëshirë mund të shikojë dhe repartin, ku ruhet armatimi i nëndetëses, si dhe tavolina speciale kirurgjike me të gjitha instrumentet e duhura për operacione. Parashikohet dhe hapja e një pike të posaçme - stacioni i amatorëve të radios në korpusin e nëndetëses.
Para Radios Kombëtare Bullgare shefi i shtabit të Forcave Ushtarako-Detare kapiteni i gradës së parë Kamen Kukurov deklaroi se, rimëkëmbja e flotës nëndetëse të vendit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse nëndetëset janë enët lundruese më autonome dhe më mirë mund të mbrojnë sovranitetin e një shteti detar.
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..