Mali Sakar shtrihet në Bullgarinë Juglindore, jo larg nga kufiri me Turqinë. Ky është mali më i ulët bullgar dhe njëkohësisht është dhe një nga regjionet më dobët të populluara në vend. Flitet se, Sakar është djepi i një qytetërimi shumë të lashtë, i cili akoma nuk është i studiuar në mënyrë të mjaftueshme nga shkenca. Në ditët tona mbeturinat prej qindra menhirëve, vendeve të shenjta dhe dolmenëve janë të shpërndara në skajet më të largëta dhe të paarritshme të malit, duke e ndezur fantazinë si të studiuesve , ashtu dhe të njerëzve kureshtarë të enigmave. Asgjë e çuditshme, kohët e fundit për malin Sakar filloi të flitet si për Parkun Megalitik të Evropës.
Del se, këtu ka një përqendrim mjaft të madh të pajisjeve të cilat datojnë që nga periudha e zanafillës së njerëzimit. Mes tyre dominojnë të ashtuquajturat dolmenë - pllaka prej guri, të cilat peshojnë nga disa tonë, të fiksuara në mënyrë horizontale mbi tokë mbi një mbështetëse prej guri ose shkëmbinj. Këto “shtëpiza” monoliti kanë qenë të renditura me një lehtësi të pashpjegueshme nga dora e njeriut. Varreza, observatorë astronomikë, vende të shenjta....Nuk dihet me siguri se për çfarë kanë shërbyer. Veselin Këllvaçev - drejtor i Muzeut Komunal Historik në qytetin Topollovgrad, ka teorinë e vet për prejardhjen e tyre. Sipas tij, dolmenët në malin Sakar janë qendra energjetike. Paraardhësit tanë i kanë ngritur këtu për shkak të depozitave të mëdha të plutonit të granitit dhe më tepër për shkak të damarëve prej kuarci, të cilat ndajnë një energji termale.
“Arkeologët, të cilët i studiojnë dolmenët, thonë se këto janë godinat më të hershme monumentale dhe se kanë qenë varreza të trakëve. Sipas meje trakët kanë përdorur një pjesë prej tyre për kamera varrimi, por kjo ka ndodhur në një etapë më të vonë. Përpara kësaj, mbase dolmenët ikanë përdorur për meditim, për vërejtje astronomike. Por, teza më e shpërndarë është se dolmenët në malin Sakar datojnë nga periudha e shekujve 12-6 përpara epokës së re. Në fakt, nga kjo periudhë datojnë dhe artefaktet e zbuluara në to nga varrimet trake. Por, nëse vet objektet janë ndërtuar atëherë ose më herët, nga ndonjë qytetërim tjetër edhe më i vjetër, asnjë nuk mund të thotë.”
I quajnë dolmenët akoma “vrimat e kuçedrës” ose “shtëpitë e kuçedrës”. Disa njerëz kanë besuar se në to kanë jetuar kuçedra, të cilët kanë mishëruar forcën mashkullore. Në Sakar ka këngë dhe legjenda të shumta për vjedhjen e vajzave nga dragoi me krahë të arta, të cilët kanë jetuar nëpër këto shtëpi prej guri. Sipas një gojëdhëne vendase, dolmenët kanë dhe një forcë shëruese, prandaj gratë të cilat nuk kanë mundur të mbeten me barrë, kanë kaluar përmes hapësirës së vrimave prej guri me shpresën se do të mbeten me barrë dhe do të kenë fëmijë.
“Disa njerëz kanë ndier një energji tokësore, ata kanë kuptuar dhe forcën e Kozmosit - pohon Veselin Këllvaçev. Kanë ndier forcën e të dhënave natyrore të granitit, kuarcit dhe i kanë përdorur. Në këto struktura megalite ata kanë medituar, janë shëruar aty. Dhe kanë kërkuar një lidhje me hyjnitë. Këto janë konstruksione jashtëzakonisht të lashta, enigmatike të cilat kanë një forcë të madhe dhe shumë të dobishme.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Veneta Nikollova
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..
Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..