Në 2 kilometra nga kufiri serb - në periferinë gjeografike të vendit tonë, Delejna po kalbet në izolim, varfëri dhe kolaps demografik në ngjashmëri të shumë fshatrave të tjera bullgare. Një grup njerëzish të rinj, së shpejti do të ndërtojnë aty rezidencën e vet artistike, që të mund të tregojnë sesi përmes gjuhës së artit mund të mendohet për një kohë të ardhshme edhe për vendin më të izoluar në hartë.
Në Delejna 5 krijues bullgarë dhe po kaq të huaj në vazhdim të 3 javëve do të kërkojnë një formulë punuese për fshatra të gjalla në krahinën veriperëndimore. Ata do të banojnë në një hapësirë imagjinare, të quajtur “Rezidencë Artistike”, në të cilën do të mundohen të “rehabilitojnë atë muskul të imagjinatës shoqërore, i cili sot nuk është i aftë të përfytyrojë fshatin”, sipas fjalëve të organizatorëve nga shoqata “Fabrikë për ide”.
“Ideja jonë është e provokuar nga mungesa e njerëzve të rinj, e një pranie deri tek kultura dhe e përkthyesve të vlerave në gjuhën moderne në fshatrat bullgare“ - thotë Janina Taneva, themeluese e “Fabrikës për Ide”.
Artistët bullgarë do të jetojnë në një nga shtëpitë e fshatit dhe do të punojnë “në terren”, derisa artistët e huaj do të ndihmojnë me ide nga distanca. Mjerisht, planet fillestare që çdo një mik të vendoset në një familje të veçantë nuk ka sesi të realizohen për shkak të pandemisë nga koronavirusi. Por, kjo fare nuk do të thotë se banuesit vendas nuk do të përfshihen në procesin krijues.
“Artistët kanë për qëllim të krijojnë një art të angazhuar social - vazhdon Janina Taneva.
Kurse ne do t’i takojmë me fshatin, që të shikojmë se çfarë do të lindë - çfarë do të tregojë dhe do të paraqesë fshati, çfarë do të lexojnë artistët midis radhëve dhe më pas do ta formojnë si një mesazh.Kemi lënë një derë të hapur gjerë për disiplinat e ndryshme në art. Sepse deficiti i madh i fshatit bullgar aktualisht është mungesë e një pranie deri tek kultura jashtë kësaj, e cila krijohet në vet bashkësinë”
Të rinjtë do të mbështeten pikërisht mbi potencialin e artit të shërojë, aq më tepër që kjo është një gjë e kërkuar nga vet banuesit e fshatit. “Ne nuk kemi nevojë kaq nga vullnetarët, sesa nga përjetimet shpirtërore, tregojnë banuesit e fshatit.
“Ne nuk mund të zëvendësojmë politikën e shtetit, e cila mjerisht mungon - thotë akoma Janina Taneva. Tendencat në fshatra janë të pakthyeshme dhe kjo është e ditur nga një strategji kombëtare e shkruar akoma gjatë vitit 2007. Kështu që janë të domosdoshme përpjekje të shumta, që të mundet të paktën disa procese ende të kthyeshme të ngadalësohen ose të ndalohen. Nëpër fshatra ka disa probleme bazë - mungesa e demokracisë, sepse njerëzit nuk mund të zgjedhin kryetarin e bashkisë së fshatit, kur pakësohen nën 250 veta, mungesa e pranisë deri tek shëndetësia, mungesa e një pranie në arsim, mungesa e një pranie deri në kulturë.Sipas nesh arsimi dhe kultura janë baza, që të mundet çdo gjë tjetër të ndryshohet. Dhe kur takojmë një fshat tradicional bullgar me njerëz të rinj nga qyteti, të cilët sjellin një kulturë dhe dije të ndryshme, lindin dhe vendime dhe rrugë të reja”.
Çfarë idesh dhe formash të artit do të lindin nga takimi midis të rinjve dhe të moshuarve, midis qytetit dhe fshatit, do të bëhet e qartë në fund të rezidencës artistike e cila do të zhvillohet nga data 24 gusht deri më 14 shtator në fshatin Delejna.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: ideasfactorybg.org
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..