Zëvendëskryetari i Parlamentit dhe lider i partisë “Volja” Veselin Mareshki përhapi një deklaratë, me të cilën kërkon dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev. “Me fjalimin e vet në kuadrin e festimeve në majën Shipka Radev e poshtëroi këtë simbol të heroizmit dhe patriotizmit bullgar”, shkroi Mareshki.
Sipas tij Radevi e ka diskredituar institucionin e Presidentit, duke folur për politikë dhe duke e vërë theksin tek interesat e veta në një moment, kur Bullgaria përulet para sakrificës dhe guximit të të gjithë heronjve që morën pjesë në Epopenë e Shipkës. “Në qoftë se nuk e jep dorëheqjen le të çlirohet nga posti nëpërmjet procedurës së impeachment-it të parashikuar në ligj!” – bëri thirrje Mareshki.Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..