Kampioni bullgar i futbollit “Ludogorec” nuk do të vazhdojë garën në Ligën e Kampionëve pasi humbi që në javën e dytë paraprake me 0:1 nga skuadra daneze “Midtilland”. “Ludogorec” vazhdon në Ligën Evropa.
Më 27 gusht në mbrëmje tri skuadra të tjera bullgare do të luajnë në javën e parë të eliminatorëve të turneut futbollistik Liga Evropa.
Ekipi CSKA – Sofja do të ndeshet në stadiumin e vet me skuadrën “Sirens” nga Malta.
Skuadra “Sllavija” do të luajë si mysafire e skuadrës “Kukës” të Shqipërisë.
Në Malin e Zi do të rivalizojnë ekipi vendas “Iskra” dhe skuadra bullgare “Lokomotiv” nga Plovdivi.
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..