Një bullgar në Francë, jo thjesht një aktor në një skenë të huaj, por drejtor i Teatrit Kombëtar Dramatik në qytetin Tuluza. Këtë pozicion prestigjioz prej 3 vjetëve e zë regjisori bullgar Galin Stoev. Akoma gjatë zënies së këtij posti Stoev tregoi për Radio Bullgarinë se vendimin e ka marrë shumë vështirë, me qenë se për të çdo një pozicion pak më i ngritur dhe i fuqisë është ekuivalent me problem. Kjo, siç e sqaron ai vet, është rezultat i sistemit në të cilin ai e ka formuar botëkuptimin e vet-vitet e fundit të socializmit real në Bullgari. Që aty e tutje “çdo gjë e cila është pushtet, për mua ka qenë në ndonjë farë mënyre e korruptuar”, thotë regjisori.
Para disa ditësh Galin Stoev përsëri rikujtoi neveritjen e tij ndaj pushtetit, duke shkruar një letër të hapur, të adresuar deri tek kryeministri,por në të tingëllon zemërata e tij e madhe ndaj çdo njërit i cili ka faj për pamjen negative të Bullgarisë. Letra është një kritikë e mprehtë dhe njëkohësisht e sinqertë ndaj drejtuesve të vendit tonë, në të cilën njeriu i rëndomtë jeton në një varfëri, i mësuar të jetë i vjedhur nga elita ekonomike dhe politike.
Një shkak për optimizëm dhe për një shpresë të re Stoev shikon në protestat e rrugës, të ndërmarra nga bullgarët e rinj dhe të arsimuar, të cilët kanë mësuar kryesisht jashtë shtetit. E reja, sipas regjisorit të njohur botërisht është se, “tani njerëzit nuk dalin, që të protestojnë për më shumë bukë, ose për një korrent më të lirë - siç ndodhi në protestat e viteve 90. Ata tanimë protestojnë për shkak të bindjes parimore, se modeli ekzistues i shtetit është i gabuar dhe është një maskim i diçkaje, e cila nuk mund të durohet më shumë”.
Në letrën e hapur, të cilën e shpërndanë shumë media në vendin tonë, Galin Stoev shkruan: ”Ajo, të cilën ju nuk e patë me ardhjen e Covid-19 është se, se ai fizikisht ktheu në atdhe një sasi të madhe të bullgarëve, por po kështu dhe pengoi shumë të tjerë të ikin. Kështu u formua ajo masë kritike prej grave dhe burrave të arsimuar të cilët mund të mendojnë.
Radio Bullgaria përsëri ia jep fjalën regjisorit bullgar në qytetin francez Tuluza, kësaj radhe që të tregojë për letrën e tij por dhe për krizën me Covod-19, e cila tanimë i ndryshoi takimet me teatrin dhe me jetën tonë:
“Si çdo një bullgar, unë po kështu arrita të grumbulloj shumë neveri dhe hidhërim. Protestat të cilat po vazhdojnë më shumë se një muaj, e kanalizuan këtë energji. Më duheshin disa ditë që të zbuloj tonin e duhur të kësaj të cilën po e shkruaj. Jam munduar të mos e sulmoj personalisht lexuesin, por më tepër të bëj një autopsi dhe t’i vë një diagnozë kësaj që po ndodh në Bullgari.
Cilat janë simptomat e kohës, në të cilën jetojmë, pandemia?
“Covid-19 është asgjë më tepër se një lakmus, i cili mundet t’i bëjë të dukshme proceset, të cilat ndodhin në një nivel shumë më të thellë në shoqëri. Në këtë kuptim ai e përshpejtoi domosdoshmërinë që qytetari ta deklarojë ekzistencën e vet. Prandaj Covid-19 është një dukuri shumë interesante, varet se çfarë niveli të leximit do të zgjedhim“.
Patosi i kësaj, të cilën u mundova ta shkruaj është i lidhur jo kaq me kritikën e vogël konkrete të një drejtimi, sesa me çështjen e kuptimit - thotë Galin Stoev.
“Paradoksalja është se jetojmë në një shtet shumë të vogël, të cilin ama nuk mundemi ta rendisim. Vrulli i protestuesve vjen nga fakti se ata kanë parë jashtë shtetit sesi shteti mund të ekzistojë jo si armiku ynë, por si një mjet i cili të ndihmon të jesh më i qetë dhe të kesh një jetë normale dhe të lumtur. Në mënyrë të thjeshtë procedurale do të paraqiten liderë të rinj, kur të afrohen zgjedhjet”.
Përse nuk dëgjohet mirë dhe dallueshëm zëri i inteligjencës në situatën e tanishme?
“Unë nuk jam dakord me faktin se inteligjenca mungon. Duhet të pohojmë se, inteligjenca, si një pjesë e madhe e shoqërisë sonë, në këtë moment është në një gjendje shumë të vështirë ekonomike. Një pjesë prej saj lufton për shpëtimin e vet fizik. Një prej shkaqeve për këtë është ndalimi i çdo tipi të veprimtarisë kulturore, por kjo do të kalojë. Çështja është se në vazhdim të viteve ky grup njerëzish, të cilët ne i quajmë individualitetin e kombit - inteligjenca, ishte margjinalizuar me qëllim me çdo lloj mekanizmash ekonomike, politike dhe sociale.”
Kur ti punon diçka, të lidhur me mbledhjen e një bashkësie në një vend dhe kjo mbledhje është e pamundur, vihet nën pyetje kuptimi i punës sate - thotë Galin Stoev për situatën e tanishme lidhur me Covid-19:
“Unë aktualisht po përgatitem për fillimin e stinës së re në teatrin tonë në Tuluza dhe tani për tani, si në pjesën më të madhe të vendeve, na është e lejuar të hapim sallonet tona me 50% mbushje të vendeve. Në plan ekonomik ky është një problem dhe në qoftë se masa vazhdon, ne nuk do të rezistojmë”.
Foto: BGNES
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..