Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të pakënaqurit po përgatitin protestë kombëtar më 2 shtator

Foto: BGNES

Mbrëmjen e 55 protestuesit mblidhen para presidencës në Sofje me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeprokurorit dhe votim me makina. Zëvendës ministri i punëve të jashtme Georgi Georgiev i cili është edhe koordinator kombëtar për luftimin e antisemitizmit dënoi veprimet e protestuesve të cilët“kujtojnë subjektet nga periudhat më të errëta të historisë botërore”.

Për 2 shtator parashikohet një protestë kombëtar nën parullën “Kryengritja e Madhe Popullore”. Pritet që për këtë qëllim të vijnë protestues nga qytete të ndryshme të vendit.

“Pushtetarët janë gati të mbledhin 120 vota në Kuvendin Popullor për të filluar debatet mbi të ashtuquajturën Kushtetutë të re. Nuk do të lejojmë që mafia të krijojë ligjin kryesor të vendit” – njoftuan nga “Treshja helmuese”.

Policia bënë thirrje që më 2 shtator protestuesit të respektojnë rendin shoqëror.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë me një video lidhje në një takim evropian për Ukrainën

Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..

botuar më 25-02-19 10.18.PD
Godina e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025

Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..

botuar më 25-02-19 8.46.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD