Ndeshjet futbollistike të kampionatit të brendshëm të Bullgarisë do të luhen me publikë deri në 4000 veta edhe gjatë shtatorit. Kjo theksohet në një urdhër të ministrit të sportit Krasen Kralev në kontekstin e zgjatjes së masave kundërepidemike në vend deri më 30 shtator 2020.
Veprimtaritë sportive kolektive dhe individuale me karakter garues dhe trajnimi në të mbyllur do të zhvillohen pa publik.
Trajnerët dhe personeli në objektet sportive në të mbyllur duhet të mbajnë maska, për sportistët kjo nuk është e detyrueshme.
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..