Dhe sivjet festivali TheatAir gëzon publikun e vet. Kjo ngjarje e shkëlqyer dhe të shumëpritur nga banuesit e qytetit Plovdiv dhe miqtë e tij e përmbush në fund të verës qytetin me një sjellje të mirë shpirtërore, muzikë dhe bukuri. TheatAir do të mbledhë artistë nga artet e ndryshme - teatër, cirk, muzikë dhe magji. Ata do të gëzojnë dhe do të befasojnë publikun e vet të shumtë në vende të ndryshme në të hapur në qendër të qytetit. Dhe sivjet festivali do të gëzojë publikun e vet me programin e vet të pasur me ngjarje të ndryshme. Shfaqje të kukullave, spektakle të premierës, koncerte, një procesion me zjarr, shou në ajër, punëtori për fëmijët dhe akoma shumë befasi të tjera për të mëdhenjtë dhe të vegjlit.
Organizatorët nga Teatri Shtetëror i Kukullave në qytetin Plovdiv besojnë se mënyra më e mirë të mund të qëndrojmë mbi problemet e përditshme, mbi vështirësitë dhe mbi çdo gjë e cila na ndan, është të ngremë lartësimin e shpirtit tonë përmes gëzimit nga arti i ndarë.
Festivali për arte të rrugës TheatAir 2020 zhvillohet me përkrahjen e Bashkisë së qytetit Plovdiv dhe është pjesë nga Kalendari Kulturor i Qytetit për vitin 2020.
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..