“Prova për t’u krijuar një Kushtetutë absurde, por e leverdishme për statukuon, me ndihmën e parave dhe të mburojave policore është një vepër kriminale ndaj së ardhmes së Bullgarisë. Parlamenti përpiqet duke e ndryshuar Kodin Zgjedhor ta bëjë të pakuptimshëm votimin me makina dhe të krijojë mundësi për korruptimin e të gjitha zgjedhjeve të ardhshme”. Këtë e deklaroi në fjalimin e vet Kreu i Shtetit Rumen Radev në lidhje me ngjarjet në Bullgari gjatë ditëve të fundit.
“Veprimet e shumicës në pushtet jo vetëm e provokojnë paqen civile, ata e thellojnë krizën dhe e shndërrojnë Bullgarinë në një peng të mbijetesës së vet politike”, vuri në dukje gjithashtu Radev.
Ai dënoi dhunën policore të përdorur kundër protestuesve dhe u bëri apel edhe protestuesve, edhe policisë për të qenë të qetë dhe të mos u përgjigjen provokimeve.
“Protesta është veprimi i vetëm kundër shkeljes së demokracisë”, shënoi gjithashtu Radev. Është detyrë e çdo një qytetari për t’i thënë “jo dhunës, represioneve dhe paligjshmërisë”, nënvizoi Presidenti Radev dhe nguli këmbë për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë si rrugëdalja e vetme nga kriza.Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..
Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga..