Në Sofje përvjetori i 135-të i Bashkimit të Bullgarisë u shënua me një ndërrim solemn të rojës së nderit dhe një ceremoni modeste para Mauzoleut-Eshtore të princit Aleksandër I Batenberg. Për shkak të Covid-19 nuk kishte ceremoni solemne.
Sivjet qendra e festës së Bashkimit – Plovdiv, përsëri është mikpritës i rikrijimeve të ngjarjeve nga Dita e Bashkimit. Kulmi i festave në qytet është ceremonia zyrtare me fishekjzarre në sheshin “Sëedinenie” (“Bashkimi”), në të cilën Presidenti Rumen Radev mbajti fjalim. Në festime morën pjesë gjithashtu Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva dhe deputetë, kryetari i bashkisë së Plovdivit Zdravko Dimitrov dhe persona të tjerë zyrtarë.
Në Veliko Tërnovo përvjetori i shpalljes së Bashkimit u shënua me një marshim ushtarak dhe vendosje kurorash dhe lulesh para monumentit të të vdekurve në Luftën Serbo-Bullgare.
Në Burgas qindra qytetarë u përfshinë në “Vallen e Madhe të Burgasit” me përkrahjen muzikore të ansamblit profesional folklorik “Stranxha”.
Në Pleven dhjetëra veta u grumbulluan para Monumentit të Divizionit të katërt të këmbësorisë të Plevenit, ku me nderime ushtarake dhe një ritual solemn me pjesëmarrjen e ushtarakëve e shënuan festën.
Festime kishte dhe në qytete të tjera të mëdha të vendit duke u respektuar strikt masat kundërepidemike.Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..
Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..