Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stajka Gjokova – një emblemë e këngës së krahinës së Trakisë

Foto: arkiv

Këngëtarja jonë e njohur e krahinës së Trakisë festoi 90 vjetorin e vet më 7 shtator. Gjatë rrugës së saj të gjatë profesionale ajo gjithmonë është mbështetur tek besimi, se “burimi i këngëve është i thellë dhe ai nuk ka për të shteruar kurrë”. Zëri i saj alt është i thellë dhe i bukur, me të cilin i dredh ornamentet e ndërlikuara melodike nga krahina e Trakisë. Jo rastësisht, këngët e ngadalta, më në veçanti ato me një recitim, janë frymëzimi i saj. Jo njëherë, pikërisht me to ka shkaktuar tek ne si dhe nëpër botë duartrokitje të stuhishme. Gjatë viteve  Stajka Gjokova u imponua si një emblemë e këngës trake.

Ajo është trashëgimtare e fiseve të këngëtarëve, të ardhur nga qyteti Çirpan. Ka lindur gjatë vitit 1930 në fshatin Tastepe (sot Smollnik) në afërsi të qytetit Karnobat. Akoma si fëmijë këndon nëpër tubime, kurse në mbrëmje me zërin e saj ka pritur korrësit e lodhur nga fusha. Gjatë vitit 1951 ajo paraqitet në një konkurs në Radion Kombëtare dhe e mahnit komisionin me zërin e saj tepër karakteristik dhe të veçantë alt. Që në këtë periudhë fillon veprimtaria e saj shumëvjeçare incizuese si dhe veprimtaria e lidhur me koncertet. Me paraqitjet e saj skenike ajo shkon anë e mbanë nëpër tërë Bullgarinë si një pjesë nga grupet “Kënga jonë”, “Kënga Bullgare”, “Kënga e Trakisë”. Ajo ka qenë në Evropë, Azi dhe Afrikë.

“Fisi i nënës sime kanë qenë këngëtarë të mëdhenj - kujtohet në një intervistë për Radio Bullgarinë këngëtarja e njohur. Gjyshja ime Maria kur ka filluar të këndojë ka shuar fitilin e kandilit. Kaq zë të fortë ka pasur. Bukuria e këngëve të mia, zbukurimet e ndërlikuara i kam trashëguar nga fisi i babait tim. Çdo një nga këngët e mia është me një tekst të fortë, i cili tregon për ndonjë farë ngjarje, kurse melodia gjithmonë i përgjigjet tekstit. Më shumë këngë kam mësuar nga gjyshja ime Stajka dhe nga babi im. Shumë këngë këndova dhe jashtë shtetit.

Më kujtohet, qesha në një turne në Itali dhe këndova në një shesh përpara shumë njerëzve. Në një moment tek unë erdhën 4 burra, biseduam, më qerasën me bonbone. Unë futa një bonbone në gojë, kurse një nga meshkujt  kërkoi që të nis të këndoj fill pas kësaj. Pas kësaj ata u prezantuan dhe më thanë se janë këngëtarë të operës dhe më përshëndetën me një arie. Më treguan për dyshimet e tyre se kam  ndonjë mekanizëm në grykë, që të mund të këndoj kështu, por janë bindur se kjo nuk është e vërtetë. Akoma më vijnë letra dhe dua shumë që të mund të përshëndes adhuruesit e mi. Në sajë të tyre jam kjo që jam. Këngët e mia janë kaq të shumta në numër, saqë dhe dy jetë të kem, nuk do më mjaftojë për t’i kënduar të gjithë”.

Fondi incizues i Stajka Gjokovës në Radion Kombëtare Bullgare numëron më shumë se 150 këngë nga krahina e Trakisë. Kurse folkloristët Elena Stoin dhe Mihaill Bukureshtliev kanë deshifruar për arkivin e Akademisë Kombëtare të Shkencave 200 këngë nga repertori i saj. Më shumë se 40 mbartës të ndryshëm të muzikës (pllaka, kaseta, disqe) ruajnë pasurinë e këngëve të saj.

Për nder të këngëtares sonë të madhe, në vitet e para të mijëvjeçarit tonë të ri, bashkia Karnobat themelon konkurs për talent të rinj “Me këngët e Stajka Gjokovës”. Këngëtarja është mbajtëse e “Lirës së Artë” të Bashkimit të Veprimtarëve Bullgarë të Muzikës dhe të Vallëzimit dhe të statujës “Nestinarka” të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik në qytetin Burgas për merita të veçanta ndaj traditës muzikore të Trakisë. Kurse në lidhje me 90 vjetorin e saj doli një përmbledhje me këngë “Këndon Stajka Gjokova”, që përfshin këngë me nota nga repertori i saj si dhe momente nga jeta e saj.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një delegacion shtetëror bullgar sjell në Vatikan simbolet bullgare të paqes dhe unitetit shpirtëror

Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..

botuar më 24-05-21 7.30.PD
Shoshana Baruh

Byrek me djathë, dhallë dhe tarator - Shoshana dhe mëngjesorja e saj bullgare në Brazil

Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..

botuar më 24-04-30 7.20.PD

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD