“Gjatë 24 orëve të para nuk mund të kuptohet nëse fëmija është i infektuar me koronavirus, ose ka grip, prandaj ai duhet të izolohet”, deklaroi për BNR prof. Iva Hristova – zëvendësdrejtoreshë e Qendrës për Sëmundje Ngjitëse dhe Parazitare. Ajo tha gjithashtu se tashmë janë përpunuar teste, të cilat mund ta diferencojë virusin shpejtë në kushte shtëpiake. Këtë vjeshtë ato do të përhapen në treg me çmim 10 leva (5 euro).
“Këto teste janë më të shpejta dhe të sigurta në krahasim me të ashtuquajturat “teste të shpejta”, tha gjithashtu prof. Iva Hristova. Sipas fjalëve saj ata të cilët tashmë kanë qenë të sëmurë nga koronavirusi kanë antitrupa në organizëm dhe në rast një infektimi tjetër do të kenë më pak simptoma, përfshi këtu edhe fëmijët.
37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe 20.8% nuk e pranojnë fare. Pjesa tjetër e ka të vështirë të përgjigjet. Kështu, qeveria e Rosen..
Eurodeputeti nga “Vëzrazhdane” Stanisllav Stojanov u zgjodh kryetar i grupit evropian “Evropa e Kombeve Sovrane”, njoftoi qendra për shtyp e partisë “Vëzrazhdane” . Stojanov ishte i vetmi kandidat për këtë post dhe u zgjodh unanimisht nga të gjitha..
Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit do të punojë shumë dhe pas të martës do të fillojë emërimet e personelit të zëvendësministrave dhe guvernatorëve rajonalë, tha në parlament kreu i GERB Bojko Borisov. Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit është regjistruar si..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..