Investimet direkte të huaja në vend në periudhën janar-korrik janë 1.4 mlrd euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 rritja e tyre është me 494,8 mln euro, ose 54,2%, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare. Vetëm për muajin korrik investimet e huaja janë 958,8 mln euro, domethënë 400 mln euro një vit më herët.
Rritja i detyrohet faktit se gjatë korrikut nga vendi ynë nuk janë tërhequr kapitale të huaja, ndërsa investimet e huaja vijnë kryesisht në formën e huave për firmat bullgare.
Investimet më të mëdha neto vijnë nga Vendet e Ulëta – 192.8 mln euro, Rusia – 121.1 mln euro dhe Hungaria – 107.2 mln euro, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare.Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në..
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë..