Problemet bilaterale nuk duhet të bëhen pjesë e kornizës së negociatave për zgjerimin e BE-së, deklaroi Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup Anke Holstein me rastin e memorandumit bullgar dërguar BE-së për gjendjen e fqinjësisë së mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmetoi BNR.
Para radios “Evropa e Lirë” ajo komentoi se problemet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe. Bullgaria gjithmonë ka qenë një përkrahëse e madhe e afrimit të Ballkanit Perëndimor me Evropën, përfshi këtu dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është në interes të Bullgarisë ta bllokojë zgjerimin e BE-së në regjion, tha Holstein. Qëllimi i parë i Presidencës gjermane të BE-së është zhvillimi i konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut ndoshta gjatë muajit dhjetor, tha diplomatja.Presidenti Rumen Radev ia referoi sot çështjen Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të detyrueshëm të Kushtetutës dhe për të shpallur të pavlefshëm refuzimin e kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, për të paraqitur për shqyrtim nga..
Vetëm 2 kilometra kanë mbetur për t’u ndërtuar në anën bullgare të korridorit hekurudhor, i njohur si Korridori Nr. 8, i cili do të lidhë Detin Adriatik me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Këtë e njoftoi Sekretari i..
Ljupço Georgievski, kryetar i Klubit Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir, i ndaluar nga autoritetet maqedonase, do të dalë në gjyq më 21 maj në orën 10:30 të mëngjesit. Ai akuzohet për citimin e kujtimeve të Ivan Mihajllov në Facebook duke përdorur..