Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria e mban pandeminë nën kontroll

Foto: gov.bg

Bullgaria është në vendin e 26-të në Evropë për nga numri i të infektuarve me Covid-19 për 100 000 veta. Vendi vazhdon me sukses të kontrollojë përhapjen e epidemisë dhe sistemi shëndetësor nuk është tepër i ngarkuar. Këtë e tha ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angellov para Shtabit Operativ Kombëtar në Këshillin e Ministrave, transmetoi BTA.

Bullgaria bashkë me 3 vende të tjera janë të vetmit në Evropë me tendencë negative, nga – 6.5 për qind raste të porsaregjistruara të koronavirusit gjatë dy javëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe tendenca mesatare në Evropë është për rritje nga + 22 për qind.

Shumë mirë menaxhohet aplikimi i masave kundër koronavirusit. Tani për tani asgjë nuk imponon që të ndërmerren masa të ndryshme nga ato që kemi, tha kryeministri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenca: Fjalët e të akuzuarve për spiunazh janë një manipulim absurd

Pretendimet e qytetarëve bullgarë të hetuar për spiunazh në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet me "skalionet më të larta" të pushtetit në Bullgari janë po aq absurde sa edhe abuzimi manipulues i tyre, thuhet në një pozitë të administratës..

botuar më 25-01-31 12.11.MD

“Vëzrazhdane” kërkon që qeveria të ndërpresë bashkëpunimin me OBSH-në

Partia “Vëzrazhdane” paraqiti një projekt-rezolutë për tërheqjen nga marrëveshja me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njoftoi grupi parlamentar. Ata kërkojnë që qeveria të ndërpresë Marrëveshjen Themelore me OBSH-në për marrëdhënie..

botuar më 25-01-31 11.58.PD

Qyteti bullgar Pavell Banja pret Konferencën Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë

Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..

botuar më 25-01-31 6.10.PD