Dita Ndërkombëtare e Muzikës 1 tetor u themelua nga UNESKO-ja në vitin 1973. Për herë të parë ajo u shënua në vitin 1975 me iniciativë të violinistit të njohur Yehudi Menuhin, i cili në atë kohë ishte presidenti i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës pranë Organizatës Botërore International Music Council.
Në Bullgari Dita Ndërkombëtare e Muzikës shënohet me veprimtari të ndryshme. Në vitin 1980 me rastin e përvjetorit të 700 nga lindja e Shën Joan Kukuzelit dita u shpall edhe Festë e Këngëtarëve dhe Muzikantëve Bullgarë. Data u zgjodh për arsye se më 1 tetor të vitit 1360 u nda nga jeta Shën Joan Kukuzelli - këngëtar dhe kompozitor i njohur mesjetar bizantin i cili realizoi reforma të rëndësishme në shënimin muzikor bizantin. Ndër veprat e tij me popullaritet të madh është këndimi “Polielej i bullgares” kushtuar nënës së tij, e cila për nga prejardhja ishte bullgare.
Më 1 tetor Kisha Ortodokse Bullgare shënon një nga festat e mëdha kishtare Qefini i Hyjlindëses.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..