Një vit të ndryshëm akademik fillojnë universitetet në Bullgari. Për herë të parë fushatat e kandidat-studentëve u zhvilluan në një mjedis nga larg, kurse pasi evituan sfidat të punojnë krejtësisht në një mjedis të tillë nga larg, menaxherët e shkollave të larta u drejtuan përpara një çështje tjetër akoma më të vështirë - si të mund t’i përgjigjen kërkesës për një rritje drastike të taksave për mësim, diku deri më 50% dhe njëkohësisht me këtë të mbajnë dhe të ruajnë interesin ndaj programeve tona arsimore mes studentëve. Njëkohësitu bë e qartë se para për arsim në shtet ka, por 60% prej tyre jepen në varësi nga kriteret e kryera për një cilësi të arsimit.Kështu për një periudhë të shkurtër kohe, në situatën e një pandemie globale nga Covid-19 u nevojit të rindërtohen kushtet dhe prioritetet në universitetet bullgare.
Në mënyrë jo tradicionale, me përshëndetje në video ndaj studentëve filloi viti i ri akademik në disa universitete në vendin tonë. Në kushtet e kërcënimit global nga shpërndarja e koronavirusit rektorët i përshëndetën studentët e kursit të parë vetëm në internet, duke shënuar se detyra e tyre me prioritet është të ruajnë shëndetin dhe jetën e studentëve të vet.
Por, jo kështu ndodh në shkollën më të vjetër të lartë tek ne.Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” e hap zyrtarisht vitin akademik mësimor me një ceremoni festive në të hapur, në kopshtin botanik universitar. Që të gjitha fakultetet kanë lirinë që vet të zgjedhin mënyrën e zhvillimit të orëve të mësimit, sqaroi rektori profesor Anastas Gerxhikov:
“Do të fillojmë kryesisht me një prani të drejtpërdrejt, të paktën për kursin e parë, kurse nga kursi i dytë deri në kursin e katërt mësimi do të jetë hibrid - ose me prani në fakultetet e shkencave të natyrës, ku ka nevojë prej dijeve praktike ose të përzier, ose dhe online në shkencat humanitare dhe shoqërore. Në fakultetin e Mjekësisë çdo gjë do të jetë me prani”. Shumica e pedagogëve kanë frikë se gjatë një mësimi krejtësisht online, cilësia pakësohet, sqaroi profesori Gjerxhikov përpara Radios Kombëtare Bullgare.
Me pranie fizike fillo dhe viti akademik në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje akoma që më 14 shtator. Shkolla e lartë festoi jubileun e vet të 100 në prag të nisjes së vitit akademik në Bullgari. Ndaj atmosferës mes studentëve dhe pedagogëve në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore na çon docentja Liljana Vëllçeva , kryetare e bordit të administruesve të universitetit, por dhe po kështu dhe të Bashkimit të Degës Kombëtare “Arsim i Lartë dhe Shkenca” pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë.
“Sipas aktivitetit të studentëve ne gjykojmë për cilësinë e një universiteti të veçantë. Në lidhje më këtë Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore është universiteti i dashur dhe i preferuar prej meje, unë krenohem sepse shikoj zhvillim. Ai nuk është vetëm në modernizimin teknik, por njëkohësisht me këtë ka një frymë të miqësisë dhe të mirëkuptimit. Ekziston dhe respekti midis pedagogëve dhe studentëve.
Të gjithë këtë grumbullim të energjisë ne - pedagogët, e shikojmë përditë në universitet dhe nuk ka sesi të mos të besojmë se në Bullgari ka njerëz të rinj të mençur dhe të entuziazmuar. Që të gjithë duam që shteti ynë të jetë i fort në aspektin social, por që të ketë një Bullgari të fortë nga ana sociale, ajo duhet të ketë një ekonomi stabile. Kjo bëhet mbi bazën e dijeve të shumta të cilat i jep Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore. Prandajshpresojmë tek studentët, ne investojmë në ta”.
*Suksesi juaj është qëllimi ynë!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESTë huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..
Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e..