Ngjarjet historike nga ndonjë herë edhe tragjike u bënë shkak që grupe të mëdha shqiptarësh ta braktisin vendin e tyre dhe të kërkojnë strehë në troje të huaja. Nuk janë pak shqiptarët që gjetën shpëtim dhe mundësi për jetë të re dhe për nxjerrjen e bukës së gojës në trojet bullgare, ku banojnë edhe sot e kësaj dite. Ardhja e shqiptarëve në viset bullgare daton jo më vonë se sa rrëzimi i Shqipërisë nën sundimin turk në vitin 1385. Në fillim ata kanë ardhur si punëtorë bujqësorë gjatë verës, ndërsa gjatë dimrit si mjeshtër muratorë. Migrimi i shqiptarëve drejt viseve bullgare vazhdoi edhe pas çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke në vitin 1878. Në atë kohë kurbetçinjtë shqiptarë u përfshinë në rimëkëmbjen e vendit bashkë me popullin bullgar.
Sot pasi u hoqën kufijtë midis dy shteteve tona edhe bullgarët edhe shqiptarët kanë mundësi të udhëtojnë lirisht. Shumë shqiptarë erdhën në Bullgari për të zhvilluar biznes të vet. Që të ruajnë identitetin dhe që të kujdesen më mirë për bashkatdhetarët e vet në skajet e ndryshme të botës shtetet krijojnë ministri dhe agjenci të cilat merren me problemet e diasporave përkatëse. Këto institucione krijojnë programe të ndryshme për të informuar më mirë qytetarët e interesuar brenda vendit dhe jashtë.
Një hap të tillë ndërmorën Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë të Republikës së Shqipërisë. Ata arritën marrëveshje për dhënien e bursave shtetasve të huaj me origjinë shqiptare për të bërë studime në shkollat e larta në Shqipëri.
Kjo na dha arsye të bisedojmë me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, Shkëlqesinë e Saj Donika Hoxha.
Më shumë hollësi mund të dëgjoni në intervistën e Ambasadores Donika Hoxha të dhënë posaçërisht për Radio Bullgarinë.
Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..
Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..
Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..
Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një..
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe..