Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi ngjitja në malin Vitosha për nder të alpinistit Bojan Petrov

Bojan Petrov
Foto: arkiv personal

Sot në malin Vitosha afër Sofjes zhvillohet ngjitja e krahinës “Kopitoto” në shtegun e dashur të alpinistit të madh bullgar Bojan Petrov. Për shkak të epidemisë së koronavirusit eventi nuk është me start të përbashkët për të gjithë, por fillon në orë të zgjedhura nga pjesëmarrësit, sipas dëshirës së tyre.

Aktiviteti i është kushtuar ngjitjes së Kangchenjunga (8586 metra) nga Bojan Petrovi. Më 20 maj 2014 ai u bë bullgari i parë, i cili u ngjit në majën e tretë për nga lartësia në planet. Dy muaj më vonë Bojan Petrov u ngjit edhe në Broad Peak dhe vetëm tetë ditë pas kësaj – në K2 (ngjitja e parë bullgare). Për këto suksese ai u përshëndet në një video nga legjenda e alpinizmit Reinhold Messner.

Gjatë pranverës së vitit 2018 duke u ngjitur në majën Shisha Pangma (8 027 metra) Bojan Petrov mbeti përgjithmonë në përqafimin e malit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borisllav Radullov

Kikboksieri Borisllav Radullov u rendit i treti në Botërorin në Kinë

Kikboksieri bullgar Borisllav Radullov fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Botërore Sportive që po mbahen në Cëndu, Kinë, njofton BGNES. Ky është medalja e parë për Bullgarinë në këto Lojëra Botërore Sportive. Dy sportistët e tjerë bullgarë në garë –..

botuar më 25-08-14 1.32.MD

Regata ndërkombëtare "Cor Caroli" fillon në Varna

Regata ndërkombëtare "Cor Caroli" fillon sot, 14 gusht, në orën 13:00 në Gjirin e Varnës, njoftoi Bashkia e Varnës. Gara, e cila do të zgjasë deri më 18 gusht, mbahet për të 25-in vit radhazi në ditët rreth festës kryeqytetit të Detit të Zi të..

botuar më 25-08-14 5.10.PD

Bullgaria (U21) eliminoi SHBA-në dhe është në 1/4 finalet e Kupës së Botës 2025

Volejbollistet e ekipit kombëtar bullgar për vajza nën 21 vjeç luajtën ndeshjen e tyre më të mirë në Kupën e Botës në Surabaja (Indonezi). Vajzat nën udhëheqjen e trajnerit Dragan Nešić nga Serbia mposhtën SHBA-në me rezultat 3:0 (25:23, 25:16,..

botuar më 25-08-13 3.37.MD