Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavarësisht dhe shumë e kritikuar partia GERB mbetet forca e parë politike

Foto: Alpha Research

Në qoftë se zgjedhjet ishin sot për partinë GERB do të votonin 20.5% nga bullgarët, për Partinë Socialiste-19.6%. Për projektin e ri –“Ka një popull të tillë” - 14.9%, për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë-9.9%, për Bullgarinë Demokratike - 9.4% dhe për Ngrihu.Bg-  4.6%. Këtë e tregojnë të dhënat e monitorimit tremujor të qëndrimeve socio-politike të qytetarëve bullgarë të agjencisë Alpha Research. Dy të tretat nga elektorati - 66.2% vazhdojnë të shprehin një mbështetje parimore për protestat në vend, pavarësisht nga rezervat lidhur me përbërjen e tyre dhe mjetet shprehëse. 10.1% nga ata të cilët janë të vendosur se do të votojnë akoma janë duke zgjedhur se cilin do të përkrahin, gjë e cila mund të riorganizojë një numër pozicionesh në një situatë reale votimi, pohojnë sociologët.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 qershorin 2025

Të martën para mesditës, mot me diell do të mbizotërojë mbi Bullgarinë Jugore. Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Rrafshinën e Danubit. Në orët e pasdites , do të ketë shi në zona të caktuara. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..

botuar më 25-06-09 7.35.MD
Rumen Radev (majtas) dhe Kasëm Zhomart Tokaev

Portet e Burgasit dhe Varnës mund të bëhen pjesë e Korridorit të Mesëm

Bullgaria dhe Kazakistani do të punojnë për zhvillimin e korridorit ndërkombëtar të transportit Trans-Kaspik, i njohur si "Korridori i Mesëm". Kjo u ra dakord nga presidentët e të dy vendeve, Rumen Radev dhe Kasëm Zhomart Tokaev, në Astana. Një..

botuar më 25-06-09 4.48.MD

Bullgaria është afër bashkimit me programin e udhëtimit pa viza në SHBA

Vizita e punës e Ministrit të Brendshëm Daniell Mitov në SHBA përfundoi me takime në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Sigurisë Diplomatike. Delegacioni bullgar që shoqëronte ministrin përfshinte drejtorët e drejtorive kryesore..

botuar më 25-06-09 2.54.MD