Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka rrezik Bullgaria të humbasë mjete evropiane

Tomisllav Donçev
Foto: BGNES

Aktualisht nuk ka rrezik që Bullgaria të humbasë mjete evropiane. Këtë e tha zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev duke iu përgjigjur pyetjes a është e mundur të pezullohen fondet evropiane për shkak të imazhit të Bullgarisë.

Gjatë forumit për transformimin digjital dhe të gjelbër të Bullgarisë, organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura, Donçev siguroi se financimi nuk mund të pezullohet për shkak të skandalit politik.

Ai saktësoi se mbi bazë të Planit Kombëtar për Rimëkëmbjen i cili do të hartohet së shpejti, Bullgaria do të marrë 6.2 miliard euro, gjë që është përafërsisht 10 për qind nga produkti i brendshëm i vendit




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025

Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..

botuar më 25-02-19 8.46.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD