Një shtet duhet të kujdeset për monumentet e veta, për tempujt e krishterë, xhamitë dhe sinagogat, tha në Razgrad Ministri i Kulturës Boill Banov. Ai ishte ndër mysafirët zyrtarë të ceremonisë kushtuar fillimit të restaurimit të xhamisë “Ibrahim Pasha”. Sipas Banovit pas restaurimit xhamia do të përdoret si muze. Nëse atje do të jetë edhe shërbesa të tjera, kjo është çështje e vendimeve të tjera. Po më e rëndësishmja është që tempulli të rimëkëmbet.
Askush nuk mund ta ndajë shoqërinë. Feja është që t’i bashkojë njerëzit dhe jo t’i ndajë, tha Ahmed Ahmedov - deputet nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia e turqve bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari.Ai ishte kategorik se xhamia “Ibrahim-Pasha” duhet të jetë tempull funksionues dhe jo muze.Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni, kërkimi dhe teknologjia janë në qendër të politikës për zhvillimin e një ekonomie konkurruese..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për shtyp në BTA, Stanishev tregoi se ai "po hyn në garë" me kandidatët e tjerë për të kthyer "kuptimin dhe..
Në një deklaratë parlamentare në emër të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, deputeti Martin Dimitrov deklaroi se veprimi i parë i qeverisë së re është sabotimi i hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë. "Bullgaria plotëson të gjitha..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..