Një shtet duhet të kujdeset për monumentet e veta, për tempujt e krishterë, xhamitë dhe sinagogat, tha në Razgrad Ministri i Kulturës Boill Banov. Ai ishte ndër mysafirët zyrtarë të ceremonisë kushtuar fillimit të restaurimit të xhamisë “Ibrahim Pasha”. Sipas Banovit pas restaurimit xhamia do të përdoret si muze. Nëse atje do të jetë edhe shërbesa të tjera, kjo është çështje e vendimeve të tjera. Po më e rëndësishmja është që tempulli të rimëkëmbet.
Askush nuk mund ta ndajë shoqërinë. Feja është që t’i bashkojë njerëzit dhe jo t’i ndajë, tha Ahmed Ahmedov - deputet nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia e turqve bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari.Ai ishte kategorik se xhamia “Ibrahim-Pasha” duhet të jetë tempull funksionues dhe jo muze.Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u riparuar dhe më pas do të vazhdojë lundrimin drejt Amerikës së Jugut – Uruguait dhe Argjentinës, me..
Qeveria do të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për të vlerësuar gatishmërinë e Bullgarisë për t'u bashkuar me eurozonën. Këtë е deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov para gazetarëve në Bruksel, të cituar nga BTA. Ai konfirmoi se..
Anija që u ndalua për incidentin me kabllon e dëmtuar në Detin Baltik u lirua. Hetimi nuk gjeti asnjë provë sabotimi. Këtë e bëri të ditur prokuroria suedeze. Pak ditë më parë, anija bullgare “Vezhen” u ndalua nga autoritetet suedeze me dyshimin për..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga..
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një..