Iniciatorët e protestave civile në Bullgari nga e ashtuquajtura “Trio e Helmuar” bënë thirrje për pjesëmarrje në masë në Kryengritjen e pestë me radhë të Madhe Popullore. Ajo është planifikuar për datën 16 tetor – dita e 100 e protestave. Kërkesat janë për dorëheqje të Kryeministrit Bojko Borisov, të Kryeprokurorit Ivan Geshev, për zgjedhje para afatit, për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor dhe për ndryshime në Kushtetutë.
Protesta e djeshme e 97 me radhë në Sofje kaloi qetë. Protestuesve shpërndaheshin imitacione bankënotash si njëfarë aluzioni për Bojko Borisovin, i cili disa muaj para përfundimit të mandatit të vet filloi të flasë për rritje të pensioneve dhe të pagave të mësuesve dhe pedagogëve në universitete. Procesioni tradicional bllokoi përkohshëm lëvizjen në Orllov Most (“Ura e Shqiponjave”), transmetuan reporterët e BNR-së.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..