Gjatë 11 viteve të fundit Bullgaria i ka rritur tri herë aktivet e saj neto për frymë të popullsisë deri në 9 586 euro. Këtë e shkroi në profilin e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov, duke u mbështetur te një studim i kompanisë gjermane të sigurimeve Allianz.
“Në saje të rezultateve të mira gjatë disa viteve të fundit familjet bullgare janë përgatitur për krizën. Kjo nuk na qetëson por na inkurajon që të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë. Politika e arsyeshme fiskale, luftimi i kontrabandës dhe investimet na lejuan që të rritim për herë të radhës me akoma 10% pagat në sektorin buxhetor, vuri në dukje Borisov.
Ai rikujton se qeveria do t’u japë pensionistëve një shtesë prej 25 eurosh në muaj deri në fund të pandemisë dhe do të vazhdojë me politikat e saj të ndihmës së biznesit, të cilat kanë ruajtur 300,000 vende pune.Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në..