Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mbetet një vend transit për imigrantët

Foto: EPА/BGNES

Vendi ynë prej disa vjetëve është në gjendje të një presioni zero nga ana e imigrantëve. Kapaciteti i qendrave për akomodimin e refugjatëve pranë agjencisë shtetërore është e zënë 15%. Janë të strehuar pak nën 800 refugjatë. Kjo do të thotë se fluksi i njerëzve, të cilët kërkojnë strehim tek ne është ulur rrënjësisht gjatë viteve dhe muajve të fundit - këtë e njoftoi për Radion Kombëtare Bullgare Rodosllav Stamenkov, Shefi i Përfaqësisë Bullgare të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Rodosllav Stamenkov

Ai sqaroi se në kushtet e pandemisë gjatë muajit prill të këtij viti, kur kufijtë ndërshtetëror qenë të mbyllur, kishte kufizime të imponuara të brendshme për lëvizjen e lirë dhe mbledhjen e njerëzve. Gjatë asaj kohe është arrestuar vetëm një njeri për qëndrim të paligjshëm tek ne, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Statistika tregon se, që nga muaji maj deri tani mesatarisht rreth 400-500 emigrantë kanë hyrë në territorin tonë, ku vala më intensive zakonisht është gjatë muajve të verës. Numri i tyre është shumë herë më i pakët, në krahasim me valën e migracionit përpara disa vjetëve. Shtetet evropiane me flukse më të mëdha të migracionit në këtë moment janë Italia, Malta, Greqia, Qiproja dhe Spanja, saktësoi eksperti.  

“Praktika tregon se, pavarësisht nëse njerëzit marrin statut për refugjatë ose jo tek ne, shumë pak mbeten në territorin e vendit, kurse pjesa më e madhe vazhdojnë drejt Evropës Perëndimore” - thotë Radosllav Stamenkov. Sa i përket rrezikut nga shpërndarja e koronavirusit përmes imigrantëve, ai sqaroi se, kur migracioni është i drejtuar drejtë, njerëzit në mënyrë të përshpejtuar vendosen në qendrat e krijuara të specializuara dhe rreziku minimizohet. Kudo ka objekte të karantinës dhe që të gjithë të strehuarit e rinj kalojnë përmes karantinës së detyrueshme prej 14 ditëve. Ankesa nuk ka, sepse kushtet jetike në këto vende janë fare normale, kurse kjo nga e cila kanë nevojë imigrantët, të cilët kanë kërkuar strehim tek ne , zakonisht është një konsultim me psikolog dhe ndihmë  gjatë zgjidhjes së kazuseve të drejta dhe sociale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjithnjë e më shumë të rinj nga diasporat bullgare nëpër botë duan të studiojnë në Bullgari

Interesi i të rinjve me origjinë bullgare nga jashtë vendit për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari po rritet. Ndër të regjistruarit për vitin e ardhshëm akademik, më të shumtët janë nga Ukraina, Moldavia, Maqedonia e Veriut..

botuar më 25-08-18 4.49.MD

Për herë të parë në Bullgari mbahet kongresi ndërkombëtar i punuesve të dantellës

Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit. Paleta e ngjarjeve është e pasur – mysafirët e dy qyteteve të vegjël nënmalorë, Karlovo dhe..

botuar më 25-08-16 8.00.PD

OPEN BUZLUDZHA mbledh mijëra nën “pjatën” e monumentit më të njohur në Bullgari

Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të pestën herë është skena e një festivali me frymë moderne dhe kauzë. Për të pestin vit, OPEN BUZLUDZHA..

botuar më 25-08-16 7.00.PD